Kosova12 Shkurt 2023, 13:33

Media serbe: SHBA i ka vendosur afat Albin Kurtit për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti
Media serbe: SHBA i ka vendosur afat Albin Kurtit për Asociacionin

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka rritur presionin ndaj kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Media opozitare serbe Nova shkruajnë se Kurtit i është dhënë afat deri më 17 shkurt për ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje.

Ambasada Amerikane e ka marrë inicitivën për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe kjo çështje  raporton Nova është duke u diskutuar me Kurtin dhe përfaqësues të tjerë politikë në Kosovë.

Përfaqësuesit e SHBA-së kishin dy pyetje për pjesëmarrësit në takim: “Çfarë është Asociacioni sipas tyre” dhe “si mund të përshtatet në sistemin juridik të Kosovës”, shkruan Nova.

Sipas këtij raportimi, zyrtarët europianë përmendin një afat prej disa javësh për nënshkrimin e një marrëveshjeje sipas planit franko-gjerman.

Ndërkohë, së fundmi u raportua për përgatitjen e një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Prishtine Asociacioni Kurti