Politike29 Mars 2019, 11:49

“Media thelbi i demokracisë”, Basha jep alarmin: Gazetarët kërcënohen me jetë

Shkruar nga Pamfleti
“Media thelbi i demokracisë”, Basha jep alarmin: Gazetarët

“Media thelbi i demokracisë”, Basha jep alarmin: Gazetarët kërcënohen me jetë

Kreu opozitar Lulëzim Basha dekalroi se media dhe liria e saj lujanë rol kryesor në një shtet demokratik.

I pranishëm në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”, Basha listoi  një sërë problematikash, të cilat sipas tij hasen sot media e gazetarët në vend.

Ai gjithashtu u ndal edhe te denoncimet që vijnë Partia Demokratike, që sipas tij po luajnë një funksion të medias, pasi shumë prej tyre nuk lejohen dhe kërcënohen.

“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik. Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale. Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës. Kjo i  kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm sic është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akzuojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj. “ – theksoi Basha.

Politike Basha gazetarët