Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzekutimi i 47-vjeçarit shqiptar Ilir Zeka, i cili u vra dy ditë në një restorant në Brazil, teksa po hante mëngjesin.
Imazhet janë marr nga kamerat e sigurisë së lokalit në San Paulo ku 47-vjeçari shqiptar ka hyrë për të ngrënë mëngjes.
Pak momente pas tij, aty ka mbërritur edhe vrasësi i veshur me kostum rozë, ndërsa mban gjithashtu edhe kokoren e motorrit.
Autori afrohet dhe pasi vëzhgon me kujdes zonën, nga jashtë xhamit qëllon mbi shqiptarin i cili rrëzohet nga karrigia, por ende lëviz. Pamjet kanë fiksuar edhe momentin kur stafi i terrorizuar futet poshtë tavolinave për t’i shpëtuar plumbave.
Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori, ndërsa sipas autoriteteve u qëllua me 4 plumba. Shqiptari jetonte prej më shumë se dy javësh në një hotel luksoz, ndërsa raportohet se kishte një biznes në Çeki.
Klikoni këtu për të parë videon https://www.facebook.com/watch/?v=3563296033764337