Aktualitet10 Maj 2019, 17:45

Mediat greke në panik: Samiti i Brdo Brijun do bëjë realitet ‘Shqipërinë e madhe’

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke shkruajnë se në Tiranë u mbajt Samiti i Brdo Brijun dhe se një ngjarje e tillë synon të bëjë realitet “Shqipërinë e madhe”. Sipas gazetës greke “Tribune.gr”, synimi i Tiranës zyrtare është që të bëjë realitet të që dëshiron, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Kjo gazetë ka cituar Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në këtë samit “po fliten gjëra të cilat mund të dërgojnë në destabilitet rajonal”. “Duhet të theksohet se që nga viti 2017, pozicioni grek është i qartë: Kushdo që tenton të ndryshojë kufijtë në Ballkan, do të përballet me forcën greke”.

Në shkrimin e medias greke nënvizohet se Samiti i Brdo –Brijum ka synim stabilitetin rajonal. Këtë vit, samiti u mbajt në Tiranë, Shqipëri, më 8-9 maj. Liderët rajonalë u takuan në Tiranë në këtë samit, nën udhëheqjen e përfaqësueses së lartë të BE  Federica Mogherini.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet mediat greke shqiperia e madhe