
Deklarata e djeshme e presidentit Vladimir Putin që tha se dy rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar futunë reagimesh në Serbi kundër Kremlinit.
Sot mediat serbe, edhe ata të cilat mbështesin presidentin Vuçiç, kanë shpërthyer kundër Putin, duke thënë se Moska në këtë mënyrë po e njeh Kosovën si shtet autonom.
Gazeta “Blic” shkruan se Vuçiç do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiç pritet të flasë edhe për furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje.
Blic gjithashtu në faqen kryesore të saj ka ngritur pikëpyetje për besnikërinë e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.
Edhe “Kurir” ka goditur Putinin: “Interesi lakuriq: Putini mbron interesat në Donetsk dhe Lugansk me interesin e tij, pa marrë parasysh pozicionin e Serbisë në Kosovë”. Në vazhdim të titullit është interesant të theksohet mesazhi “shteti ynë duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta”.
Tabloidi “Alo”, përdori deklaratën e Putinit në faqen e tij të parë në një “kontekst rajonal”. Kështu thotë “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.
Linja “rajonale” përfshin edhe “Vecernje Novosti”, e redaktuar nga propagandisti famëkeq i Millosheviçit, Milorad Vucelic, i cili ka mbështetur fuqishëm dhe hapur Moskën që nga fillimi i pushtimit rus, ndryshe nga disa gazeta të tjera nën kontrollin e Vuçiqit.
Novosti nxjerr në pah mbulimin e mediave kroate dhe boshnjake, kështu që së bashku me ‘screenshot-et’ e titujve nga portalet Jutarnji list dhe Dnevnik.ba, ata shkruajnë: “Sulmet nga Kroacia dhe Bosnie Hercegovina për shkak të deklaratës së kreut të Federatës Ruse:
Tabloidi “Objektiv” raporton “Thikë pas shpine: Putin e njeh Kosovën”.