Kosova18 Nëntor 2022, 14:51

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjesë, ka raportuar Novosti

Temë diskutimi do të jenë targat. Pikërisht të hënën në fuqi hynë faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat – gjobitja.

Lista Serbe është zotuar se gjoba e parë do të pasojë me rezistencë.

Për këtë Bashkimi Evropian ka deklaruar se janë duke u përpjekur që para 21 nëntorit të ketë një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.

SHBA dhe BE kanë kërkuar që vendimi të shtyhet për 10 muaj, por Qeveria Kurti nuk e ka zbatuar këtë kërkesë.

Prishtine

Kosova