Aktualitet 2 Tetor 2022, 09:50

Mediat turke jehonë deklaratës së Ramës: Pas Serbisë, Shqipëria do të blejë dronë luftarakë nga Ankaraja

Shkruar nga Pamfleti
Mediat turke jehonë deklaratës së Ramës: Pas Serbisë,

Mediat turke i kanë bërë jehonë vendimit qeverisë shqiptare për të blerë dronë luftarakë nga Ankaraja.

Sipas gazetës Daily Sabah, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se dronët Bayraktar të prodhimit turk do të blihen nga Shqipëria dhe do të vihen në shërbim shumë shpejt.

“Këta satelitë do të ndiqen shumë shpejt nga dronët (Bayraktar). Në përputhje me zhvillimet e reja, ne vendosëm t’i kompletojmë dhe të blejmë dronë të armatosur”, tha Edi Rama në nënshkrimin e një kontrate shërbimi satelitor midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Shqiptare dhe kompanisë Satellogic USA për të monitoruar vendin me teknologji të avancuar.

“Sigurisht, dronët e armatosur janë për situata ekstreme kundër terrorizmit ose një armiku të mundshëm. Megjithatë, këta dronë kanë një sërë funksionesh plotësuese në harmoni me satelitët,” shtoi ai.

Sipas Ramës, marrëveshja kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

Reputacioni dhe kërkesa ndërkombëtare për Bayraktar TB2 të Turqisë dhe Bayraktar Akıncı janë bërë të famshëm në të gjithë Evropën që nga fillimi i këtij shkurti kur Rusia sulmoi Ukrainën.

Këtë prill, Serbia ripohoi gjithashtu synimin e saj për të blerë dronët luftarakë të Turqisë, të cilët kanë qenë shumë të kërkuar në mbarë botën.

Vendet përfshirë Ukrainën, Katarin dhe Azerbajxhanin kanë blerë tashmë drone, me Poloninë që vitin e kaluar u bë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që bleu drone nga Turqia.

Droni luftarak Bayraktar TB2 shihet si thelbësor në konfliktet që variojnë nga Karabaku në Ukrainë. Njerëzit në disa vende filluan fushatat e mbledhjes së fondeve për të blerë më shumë drone për Kievin për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

Kryesore #Dronët luftarakë Shqipëria