Politike16 Mars 2019, 17:21

Mediu i Gërdecit paralajmëron rrëzimin e Ramës, asnjë fjalë për tragjedinë me 26 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Mediu i Gërdecit paralajmëron rrëzimin e Ramës, asnjë

Mediu i Gërdecit paralajmëron rrëzimin e Ramës, asnjë fjalë për tragjedinë me 26 të vdekur

Kryetari i Parisë Republikane, opozitari Fatmir Mediu, i cili duhet të ishte në burg, si njëri ndër shkaktarët e tragjedisë më të madhe njerëzore pas komunizmit, asaj të Gërdecit, thotë se protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për median, Mediu shprehet se uragani nuk do ndalet dhe do të largojnë me çdo mjet kryeministrin Rama.

“Protesta do vazhdojë. Uragani nuk do ndalet deri në rrëzimin e Ramës”, deklaron Mediu, duke harruar se vetëm një ditë më parë u bënë plot 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku ai ende nuk është vënë para drejtësisë, së shumë me shumë politikanë të tjerë, me në krye Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin.

Politike Fatmir Mediu Gërdeci Protesta e opozitës