Aktualitet26 Janar 2023, 19:36

“Mediu këto ditë merret i pandehur”, Anila Hoxha: Provat e “21 Janarit” u shkatërruan, u bë çdo gjë që të fshihej e vërteta

Shkruar nga Pamfleti
“Mediu këto ditë merret i pandehur”, Anila Hoxha: Provat e

Gazetarja e Anila Hoxha ka paralajmëruar zhvillime sa i takon hetimeve për Gërdecin dhe “21 Janarin”. Sot u mor në pyetje Shkëlzen Berisha, ndërsa sa i takon “21 Janarit” dolën në dritë disa përgjime.

Hoxha tha se ish-ministri Mediu këto ditë merret i pandehur për shpërthimin në Gërdec, prokuroria me shumë gjasë do dërgojë dosjen në gjykatë këto ditë.

Fatmir Mediu do të dorëzohet i pandehur këto ditë”, u shpreh gazetarja.

Sa i takon 21 Janarit, Hoxha tha se orët që vijojnë do të jenë shumë intensive pasi do merren shumë persona në pyetje. Sipas saj, kjo çështje i takon Prokurorisë së Posaçme.

Unë kam qenë në protestë, në redaksinë e Top Channel ndamë të gjitha vendet se ku do raportonim. Ne e dinim shumë mirë se protesta nuk do ishte e qetë se kuptohej çdo gjë. Asnjë nuk e parashikonte që protesta do të përfundonte me viktima, por jo që do ishte e qetë. Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë. Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person.  Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë”, tha Hoxha.

Aktualitet 21 Janari anila hoxha