Bota12 Nëntor 2022, 14:53

Medvedev kërcënon Perëndimin: Rusia ende nuk ka përdorur të gjithë arsenalin e saj

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev kërcënon Perëndimin: Rusia ende nuk ka përdorur

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit dhe ish presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Rusia po ndërton një rend botëror për të ardhmen dhe po lufton e vetme kundër Perëndimit, ndërsa mbron qytetarët e saj.

Duke komentuar armët e përdorura nga Rusia në operacionin e saj të posaçëm ushtarak në Ukrainë, ai tha se Rusia ende nuk e ka përdorur gjithë arsenalin e armëve të saj.

“Për arsye që janë të dukshme për të gjithë njerëzit e arsyeshëm, Rusia nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të armëve. As nuk i ka goditur të gjitha objektivat e mundshme të armikut. Gjithçka në kohën e vet.

[Unë do të doja] të ritheksoja se është Rusia ajo që po mbron qytetarët e saj. Dhe se është ky vend që është kthyer dhe ka rikthyer tashmë tokat ruse, jo anasjelltas. Dhe do të vazhdojë të kthejë tokat e veta. ”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.

Bota Medvedev Putin Rusia Ukraina