Bota22 Shtator 2022, 13:10

Medvedev nuk i ndal kërcënimet: Rusia mund të përdorë çdo armë, nuk ka kthim pas!

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev nuk i ndal kërcënimet: Rusia mund të përdorë

Dmitry Medvedev

Teksa presidenti Vladimir Putin shpalli ditën e mërkurë një mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, ish-kryeministri Dmitry Medvedev shkon dhe më tej me kërcënimin drejtuar perëndimit dhe Europës.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit u shpreh se tashmë Rusia e ka zgjedhur rrugën e saj dhe se armët bërthamore ruse mund të mbërrijnë më shpejt në Europë sesa NATO përgatitet të ndërhyjë në Krime.

Ish-presidenti foli dhe për referendumet që pritet të mbahen në Ukrainë, duke shtuar se këto krahina do të kenë një mbrojtje të shtuar nga ana e Rusisë.

“Referendumet do të zhvillohen dhe në Republikat e Donbasit dhe territoret e tjera do të jenë pjesë e Rusisë. Mbrojtja e të gjitha territoreve që u janë bashkuar Rusisë do të forcohet ndjeshëm nga Forcat e Armatosura Ruse”, përfundoi Medvedev.

Bota #lufta në Ukrainë Medvedev Rusia