Bota10 Tetor 2022, 14:10

Medvedev paralajmëron Ukrainën: Episodi i parë është luajtur, do të ketë edhe të tjerë!

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev paralajmëron Ukrainën: Episodi i parë është

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka bërë një paralajmërim ogurzi për Ukrainën. “Episodi i parë është luajtur. Do të ketë edhe të tjerë.”, është shprehur ai në Telegram.

Medvedev përsëriti atë që është thënë shpesh nga Moska gjatë gjithë konfliktit për të justifikuar brutalitetin e tij.

“Dhe më tej. Unë do të shpreh qëndrimin tim personal. Nuk mund të mos e përmend tani. Shteti ukrainas në konfigurimin e tij aktual me regjimin politik nazist do të përbëjë një kërcënim të  vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë dhe të qartë  për Rusinë.

“Prandaj, përveç mbrojtjes së popullit tonë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit, qëllimi i veprimeve tona të ardhshme, për mendimin tim, duhet të jetë shpërbërja e plotë e regjimit politik të Ukrainës.”, kërcënon ai.

Bota Medvedev Ukraina