Bota28 Tetor 2022, 14:04

Medvedev: Situata e energjisë elektrike në Ukrainë përmirësohet vetëm nëse Kievi njeh aneksimet!

Shkruar nga Pamfleti
Medvedev: Situata e energjisë elektrike në Ukrainë

Krahu i djathtë i Vladimir Putin është shprehur se situata e energjisë elektrike në Ukrainë do të përmirësohet vetëm nëse Kievi njeh aneksimet.

“Situata e furnizimit me energji në Ukrainë do të përmirësohet nëse Kievi njeh kërkesat e Rusisë, të bëra në kuadër të operacionit special ushtarak dhe rezultateve të referendumeve në rajonet që ka aneksuar Moska” shkroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev të premten në kanalin e tij Telegram .

“Rruga drejt stabilitetit të furnizimit me energji  kërkon njohjen e legjitimitetit të kërkesave të Rusisë në kuadër të operacionit special ushtarak dhe rezultateve të tij, të cilat pasqyrohen në Kushtetutën tonë. Më pas situata e furnizimit me energji do të përmirësohet”, tha ai.

Pas vendimit të autoriteteve ukrainase për të importuar energji elektrike nga Sllovakia, Medvedev beson se “blerja e energjisë elektrike nga regjimi i Kievit nga Sllovakia do të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë për evropianët dhe ukrainasit, por nuk do të çojë në stabilitetin e shpresuar të sistemit të furnizimit me energji të Ukrainës”.

Bota Medvedev Ukraina