Bota 3 Tetor 2022, 08:04

Medvedev : Zelensky po i lutet NATO-s që të përshpejtojë Luftën e Tretë Botërore

Shkruar nga Pamfleti

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev

Ish presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev ka bërë një tjetër deklaratë të fortë kundër liderit të Ukrainës, Volydymyr Zelensky.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin përmes një mesazhi në Telegram tha se Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO dhe po i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore.

“Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e shkëlqyer. Thjesht i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore.”, shkruan ai.

Medvedev komentoi edhe vendimin e presidentit Joe Biden për mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Ukrainë nga Rusia.

“Është për t’u habitur, është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse.’, tha ai.

Ai iu referua gjithashtu deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha se nëse Ukraina pushon së luftuari, ajo do të zhduket si shtet.

“Çfarë djali cinik – në fund të fundit, nëse ai nuk ndalet, atëherë një pjesë e rëndësishme e Ukrainasit do të zhduken”, tha ai.

Bota Medvedev Zelensky