Aktualitet15 Shkurt 2022, 14:19

‘Megaoperacioni kundër mafias shqiptare’, media belge shkruajnë për 30 të arrestuarit: Janë kapur armë, para,

Shkruar nga Pamfleti

'Megaoperacioni kundër mafias shqiptare', media belge shkruajnë për 30 të arrestuarit: Janë kapur armë, para, kokainë dhe diamante

Mediat belge shkruajnë këtë të martë për një operacion të madh antidrogë që është duke u zhvilluar në disa zona të vendit. Sipas tyre, ky është operacioni më i madh ndonjëherë në Belgjikë kundër bandave kriminale që trafikojnë drogë.

“Het Laatste Nieuws”, shkruan se me urdhër të Prokurorisë federale ka nisur një operacion prej orës 04.00 të mëngjesit ku janë përfshirë qindra policë, i cili “synon goditjen e tregtisë së drogës dhe armëve të mafias shqiptare”.

Rreth tridhjetë kontrolle shtëpish janë kryer në rrethin e Brukselit, në Antwerp. Policia po bastis 17 adresa dhe një kontroll shtëpie po bëhet gjithashtu në Sint-Niklaas. Në total janë arrestuar 30 persona, ndërsa janë sekuestruar armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.

Në të njëjtën kohë, aksione policore u zhvilluan edhe në disa vende të tjera evropiane. Dhjetëra persona u arrestuan nga kontrolli i 60 shtëpive në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas mediave vendase, nuk është hera e parë që mafia shqiptare në vendin tonë merr një goditje. Prandaj ka një shans të mirë që aksioni i mëngjesit të së martës të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar.

Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, shkruan HLN.

Operacioni është i përmasave aq të mëdha, saqë Prokuroria federale në Belgjikë po mbështetet nga Europol dhe Interpol. Në Bruksel, disa gjyqtarë hetues janë madje në gatishmëri për të ndihmuar në prerjen e mandat-arresteve në kohën e duhur.

Europoli u thirr për të koordinuar veprimet e forcave policore në të gjitha vendet e përfshira. Rezultatet e para të kësaj fushate të gjerë kundër drogës do të shpallen nga zyra e prokurorit federal gjatë ditës së sotme. Por bilanci përfundimtar mund të mos përpilohet deri nesër.

Aktualitet #mgaoperacion Belgjike Diamantë Kokainë Mafia media shqiptarë