Sport23 Qershor 2018, 18:49

Meksika kualifikohet me meritë, shënon “bizelja” Hernandez

Shkruar nga Pamfleti
Meksika kualifikohet me meritë, shënon “bizelja” Hernandez

Askush nuk e priste, por pas fitores me Gjermaninë dhe ditën e sotme me rezultatin 0-2 kundër Koresë së Jugut, skuadra e Meksikës u kualifikuar duke arritur fazën tjetër. Skuadra maerikano-qendrore pas fitores me Gjermaninë me rezultatin 1-0, bën detyrën ndaj aziatikëve dhe luan për “qejf” me Suedinë në ndeshjen e fundit. 

Ndeshja foli për Meksikanët që shënuan nga 1 gol për çdo pjesë. Ishte Carlos që zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të me anë të një penalltie. Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të meksikanëve, ndërsa në pjesën e dytë Chicharito dyfishoi shifrat në 2-0 në minutën e 66-të. Në fund të ndeshjes, Son ngushtoi diferencën e golave, por asgjë më shumë se aq për koreanët. Një fitore e merituar për Meksikën në një takim interesant. 

Koreja e Jugut – Meksikë 1-2
Shënues: H M Son 90’+3′ / Carlos 26′, Chicharito 66′

Koreja e Jugut: H W Jo, Y Lee, Son, Ju, Chwang, Kim, Syki, J S Lee, Y G Kim, H S jang.
Meksikë: Ochoa, Salcedo, Layun, Carlos, Hernandez,  Moreno, Herrera, Guradado, Alvarez, Lozano, Gallardo.

Sport Chicharito Koreja e Jugut Meksika