Bota27 Dhjetor 2022, 19:31

Meloni rikonfirmon mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Italisë ka premtuar mbështetje për Kievin, si dhe ka përsëritur angazhimin në arritjen e një “paqeje të drejtë” për Ukrainën. Lajmi iu bë me dije presidentit Volodymyr Zelenskyy gjatë një bisede telefonike nga kryeministrja Giorgia Meloni.

“[Kryeministri] Meloni rinovoi mbështetjen e plotë të qeverisë italiane për Kievin në fushat politike, ushtarake, ekonomike dhe humanitare, për të riparuar infrastrukturën energjetike dhe [për të punuar] për rindërtimin e ardhshëm të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Në një postim në Twitter, Zelenskyy falënderoi Melonin për “solidaritetin dhe mbështetjen gjithëpërfshirëse” të saj dhe tha se Italia po shqyrtonte sigurimin e Kievit me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Bota #lufta në Ukrainë Itali Meloni