Sport26 Tetor 2018, 14:07

Mema me dorë të hekurt, vendos për sulmuesin N’goo

Shkruar nga Pamfleti
Mema me dorë të hekurt, vendos për sulmuesin N’goo

Trajneti i Tiranës, Ardian Mema, ka dalë para mediave sot dhe ka sqaruar në fillim çështjen me sulmuesin Michael N’Goo.

SULMI DHE NGO – “Kam bërë stërvitje me dyer të mbyllura dhe nuk më vjen mirë që tregohet gjithçka unë kam bërë. Megjithatë çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe nga njëra ndeshje në tjetrën do ketë ndryshime, pasi ndryshojnë manovrat sulmuese dhe mbrojtës”.

“Pas incidentit, nuk jam i qartë si do të veprohet me të. Çdo lojtar do largohet nëse do shfaqë sjellje rrugaçërie. Nuk kam asgjë personale me asnjë, çdokush duhet të jetë i disiplinuar. Një lojtar, nëse nuk është i disiplinuar jashtë fushe, nuk mund të jetë as taktikisht në fushë. Kjo është çështje e mbyllur përsa i përket rregullave të mia dhe klubit.

“A do e pranoj nëse klubi do vendosë? Nuk e di se si do të vendosë klubi në të ardhmen. Unë jam trajner dhe dua disiplinë. Kam rregullat e mia. Për momentin ai nuk është në planet e mia dhe besoj se nuk do të jetë”, thekson trajneri i bardhebluve.

Sport Mema Tirana