Kosova 1 Shkurt 2023, 22:52

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

Shkruar nga Pamfleti
Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi thonë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se forca politike që drejton, i mbetet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi. E kjo e fundit, sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellë.

Zoti Krasniqi shton se një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjellë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës kryetari i Partisë Demokratike kritikon kryeministrin e Kosovës për mungesë koordinimi me SHBA-të, duke e cilësuar qëndrimin e zotit Kurti mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng.

Partia Demokratike e Kosovës ka pasur gjithmonë një qëndrim konsistent për sa i përket çështjes së dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër edhe për Asociacionin që parashihet të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme. Pra, që në fillim duhet thënë që besojmë se Asociacioni duhet të jetë, nëse ndodh, si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme, e cila duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë. Qëndrimin tonë të thjeshtëzuar do ta ndaja në pesë pika kryesore. Unë e kam paraqitur pas vizitës time të kaluar në SHBA dhe në Bruksel, edhe në Parlamentin e Kosovës dhe ne besojmë që si shtylla qëndrore të një marrëveshjeje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për Kosovën dhe Serbinë, duhet të jetë para së gjithash, ruajtja e karakterit unitar të Republikës së Kosovës, në kuadër të rregullimit aktual kushtetues, më pas njohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën. Si pikë e tretë, fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO në partneritetin për paqe, si hap të parë dhe katër, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe padyshim e pesta, si më e rëndësishmja njohja e ndërsjellë. Në këtë kuadër, Asociacioni nënkuptohet vetëm ashtu siç e ka vlerësuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e vet të vitit 2015, pra ku parasheh saktësisht se çfarë kompetencash mund të ketë themelimi i këtij Asociacioni. Ajo që gjithmonë duhet të theksohet është se Gjykata Kushtetuese në pikën e parë ka thënë që duhet të themelohet, por ka treguar pastaj një sërë çështjesh shumë të detajuara, se cilat pika duhet të kemi parasysh që të mos shkelet fryma kushtetuese“, tha ai.

Prishtine Asociacioni Kosova Krasniqi Serbia