Politike18 Shkurt 2022, 10:14

“Mënyrë grabitje e parave tona”, Rama i kthehet komentuesit për inceneratorët: Akuzat tymnajë si ato të plehrave të S

Shkruar nga Pamfleti
“Mënyrë grabitje e parave tona”, Rama i kthehet

“Mënyrë grabitje e parave tona”, Rama i kthehet komentuesit për inceneratorët: Akuzat tymnajë si ato të plehrave të Sharrës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e inceneratorëve. Ndërsa i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social ‘Facebook’, ai shkruan se akuzat janë tymnajë si tymnajat e plehrave te Sharres!

Ndër të tjera Rama kujton se një ish-ministër është vënë në pranga dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj, duke iu referuar arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Sakaq, kryeministri shprehet se ata që vjedhin do të marrin dënimin e meritur pa asnjë dallim. Kreu i qeverisë i quan akuzat e PD-së si tymnajë e vulëhumburve politikë.

Replikat në facebook: 

Arjan Shima: O njisho shif mor burre se po ikin parate Tona po zhduken PA l’on gjurme neper keto te ashtequajtura incineratore …kush e shpiku ne shqiperi kete menyre grabitje te parave Tona …a e di ku eshte cudia me ju zoti kryeminister se ju njihni edhe hajdutin e xhepave dhe nuk njihni skemen e vjedhjes me kete Stil mafioze

Edi Rama: Ardjan Shima ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!

Eshte arrestuar nje ish-minister me akuzen per marrje parash nga kompania dhe per kete drejtesia do te thote fjalen e saj patjeter, por kjo eshte ceshtje pergjegjesie individuale para ligjit! Kurse te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres!

Politike #plehrave të Sharrës Edi Rama inceneratorët