Aktualitet 3 Korrik 2022, 17:47

MEPJ: Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

Shkruar nga Pamfleti
MEPJ: Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët

MEPJ: Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se nga dita e sotme ka nisur pajisja me pasaportë dhe karta identiteti, për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë rezidentë në Kanada.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

Postimi i MEPJ:

✅ Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti ? për qytetarët shqiptarë ?? rezidentë në Kanada.

Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

? I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania?, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

? Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!?

Aktualitet MEPJ