Sport28 Korrik 2018, 14:19

Merkato e çmendur në Itali, Milani mund të jetë mbreti i verës

Shkruar nga Pamfleti
Merkato e çmendur në Itali, Milani mund të jetë mbreti i

Një ndër lajmet më të bujshme që po qarkullon në Itali është ai i kalimit të mbrojtësit Leonardo Bonucci nga skuadra e Milanit tek ekipi i Juventusit. Kjo mund të ndodhë me anë të një shkëmbimi me futbollistin e ri të “Zonjës së Vjetër” Caldares.

Një lëvizje që mund të trondisë Seria A-në, pasi mbrojtës mund të kthehet te Juventusi pas 1 sezoni si kapiten i Milan-it. Çmenduri, por që do të ndodhë. Nga krahu tjetër, Milani mund të marrë dhe Higuainin. 

“Zonja e Vjetër” do të paguajë 15-20 milione euro për huazimin dhe me detyrim blerje për 55 milionë euro. Palët duket se janë afër. Duket se Juventus i ka ofruar Milanit dhe Marco Pjacen, klubi rossoner është duke u menduar.

Sport Bonucci Juventus Milan