Sport 2 Janar 2023, 19:44

Merkato e janarit/ Frenkie de Jong sërish në radarët e United, Ten Hag nuk heq dorë nga mesfushori holandez    

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong po përflitet sërish për një kalim te Manchester United, pas tentativës së dështuar të anglezëve gjatë verës. 

Barcelona ishte i hapur për ta lënë atë të largohej gjatë verës në mënyrë që të shkurtonte faturën e pagave të lojtarëve për shkak të situatës së rënduar ekonomike të klubit, por nga ana tjetër vetë De Jong donte të qëndronte. 

Ndërkohë tani besohet se ai ka ndryshuar mendje, pasi pretendimet dhe përpjekje për të ulur pagën e tij, nuk ka shkuar mirë në klub katalanas. 

Mesfushori mund të ketë mbetur i impresionuar nga skuadra e Erik ten Hag këtë sezon, ish tranjeri I tij tek Ajaxi. Ndërkohë që United po bënë mirë kohët e fundit, ku ka fituar tre ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe është i katërti në tabelë. 


smile

Sport #Unite De jong Merkato