Sport 8 Qershor 2018, 18:31

Merkato: Në Itali hyjnë mik për mesfushorin e Kombëtares, kryqëzoni gishtat!

Shkruar nga Pamfleti
Merkato: Në Itali hyjnë mik për mesfushorin e Kombëtares,

Merkatoja është në prag dhe lojtarët e Kombëtares shqiptare mund të lëvizin ekipe. Një ndër lojtarët që ndodhet i stabilizuar dhe ka bërë mirë është mesfushori Ylber Ramadani. 22-vjeçari po luan rregullisht me Veljen në Danimarkë dhe së bashku me trajnerin Adolfo Sormanin kanë arritur ta ngrejnë në ligën e parë daneze. 

Ish-trajneri i Partizanit, Sormani, foli në mediet italiane në lidhje me mesfushorin Ramadani. Ai u shpreh hapur se dëshiron ta shesë duke qenë se luan dhe me kombëtaren shqiptare të Christian Panuccit. 

“Në Danimarkë, ideja e drejtuesve të klubit është që të promovojnë lojtarë të rinj dhe t’i rrisin ata profesionalisht. Ka një avantazh në Danimarkë, që nuk ka limit për ekstrakomunitarët dhe mund të kthehet në një vitrinë të rëndësishme.

Presidenti i klubit kërkon që të ngrihemi në nivelin e Europa League, në mënyrë që të reklamojmë lojtarët tanë, atë që janë mbi nivelin mesatar. Kemi një grup të mirë dhe e tregon fakti që kemi një futbollist të kombëtares shqiptare, Ramadanin. Kemi edhe 3-4 elementë, që janë titullarë të kombëtareve U-21 të vendeve të tjera. Duhet të përgatisim lojtarë të rinj me perspektivë, që më pas t’i shesim”,  – u shpreh Sormani. 

Sport Adolfo Sormani Partizani Volje Ylber Ramadani