Aktualitet31 Mars 2019, 15:12

Merr flakë nënstacioni elektrik në Tepelenë

Shkruar nga Pamfleti
Merr flakë nënstacioni elektrik në Tepelenë

Merr flakë nënstacioni elektrik në Tepelenë

Pak momente më parë është përfshirë nga flakët nënstacioni elektrik në Njësinë Administrative Krahës në Qesarat, të Tepelenës.

Bëhet me dije se shkak ka qenë një qark i shkurtër në rrjetin përcjellës i cili ka krijuar një shkëndijë, që ka sjellë më pas përfshirjen nga flakët dhe djegien totale.

Bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 1500 abonentë në Qesarat.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar flakët, ndërsa pranë nuk ka banesa dhe biznese që mund të rrezikohen.

Nga djegia e nënstacionit elektrik kanë mbetur pa energji disa fshatra.

Aktualitet Merr flakë nënstacioni elektrik në Tepelenë