Aktualitet 7 Dhjetor 2022, 16:15

Merr fund “misteri”: zbuloni pse njerëzit sëmuren më shpesh në dimër!

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund “misteri”: zbuloni pse njerëzit sëmuren më shpesh në dimër!

Diçka është në ajër, dhe ju e kuptoni mjaft mirë se për çfarë bëhet fjalë… Është sezoni i gripit dhe rrufës. Këtë e shohim kur dikush pranë nesh papritur nis të teshtijë, të kollitet apo edhe më keq.

E në këtë moment lind pyetja: si është e mundur që njerëzit sëmuren më shumë në dimër sesa në verë?

Sipas disa kërkimeve shkencore, një studim i ri ka gjetur se ndryshimet biologjike janë ‘fajtorët’ se përse ne prekemi më shumë në dimër nga sëmundjet e sistemit respirator. Kjo lidhet me faktin se ajri i ftohtë dëmton përgjigjen imunitare që ndodh në hundë.

Në fakt, të reduktosh temperaturë brenda hundës në më pak se 5 gradë celsius, vret përafërsisht 50 për qind të miliarda baktereve që luftojnë bakteret.

Shendeti dimër gjendje gripale