Sport10 Tetor 2022, 18:46

Merr fund mosmarrëveshja mes “rojiblancos” dhe Barcelonës, Atletico Madrid zyrtarizon Grizman deri në vitin 2026

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund mosmarrëveshja mes “rojiblancos” dhe Barcelonës,

Sulmuesi francez, Antuan Grizman tashmë është zyrtarisht lojtari i Atletiko Madrid dhe kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi nëpërmjet një postimi në Twite, duke i dhënë fund dramës së huazimit të Grizman tek “rojiblanco” për shkak të kushteve të kontratës.

Një nga “telenovelat” e mëdha jo vetëm të verës, por edhe të fillimit të sezonit ishte klauzola e diskutueshme e minutave të kufizuara që duhej të luante Grizman. Nëse ai kalonte mbi 30 minutanë fushë, kjo do të detyronte “rojiblancos” të paguanin 40 milionë euro në fund të këtij sezoni, Barcelonës.

Tashmë, me këtë marrëveshje, “colchoneros” do t’i paguajnë 20 milionë euro Barçës për të marrë shërbimet e një lojtari kyç për Simeone.

Francezi, nëse do ta përmbushë kontratën e re deri në ditën e fundit, do ta veshë fanellën e Ateltico Madridit për 10 sezone. Ndër rekordet e tij, 304 ndeshje zyrtare, 59 asiste dhe 114 gola. Antoine është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Atlético Madridit dhe më i miri në garat evropiane.

Acuerdo con el FC Barcelona para el traspaso de @AntoGriezmann. El futbolista francés firmó su nuevo contrato que le vinculará con nuestro club hasta 2026.

ℹ️ https://t.co/fNcIH3fhwp pic.twitter.com/5hMmzNSoKj

— Atlético de Madrid (@Atleti) October 10, 2022

Feliz de estar donde quiero estar ! Gracias a TODOS ! ❤️? Aupa @Atleti ! pic.twitter.com/ZrHz5qLayY

— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) October 10, 2022

Sport #Atheletico #Griezman Barcelona