
Merr fund përralla e Marokut, “Gjelat” në finale për të dytin vit radhazi, Argjentinë-Francë për trofeun magjik në Katar!
Përfundon gjysmëfinalja e dytë të Kupës së Botës. Franca ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Marokun. Skuadra e drejtuar nga Didier Deshamps është kualifikuar në finale për të dytin vit radhazi, ku do të përballet me Argjentinën e Lionel Mesit më 18 dhjetor. Afrikanët shkruan historinë, duke shkuar deri në gjysmëfinale dhe kthehen krenarë në shtëpi.
“Gjelat” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 4 e 39 sekonda. Aksion i Grizman në krahun e djathtë, topi mbeti në zonë, me asnjë mga futbollistët marokenë që nuk larguan topin dhe Teo Hernandez në fund me një lëvizje akrobatike mposhti portierin Bono.
0 – France have never lost a World Cup match when leading at half-time, winning 25 times and drawing once. Submission. pic.twitter.com/9jtYUFkduO
— OptaJoe (@OptaJoe) December 14, 2022
Goli i realizuar nga mbrojtësi i Milanit në minutën e 4 e 39 sekonda, është goli më i shpejtë i shënuar nga ndonjë skuadër në një gjysmëfinale të Kupës së Botës që nga viti 1958, kur Vava realizoi brenda dy minutave për Brazilin kundër Francës.
4:39 – Theo Hernández’s opener is the earliest scored by any side in a World Cup semi-final since 1958, when Vavá scored within two minutes for Brazil against France. Front-foot. pic.twitter.com/f4yNzxQFM1
— OptaJoe (@OptaJoe) December 14, 2022
Maroku reagoi menjëherë dhe vuri në vështirësi portierin Loris që u përgjigj në mënyrë perfekte. Në minutën e 16, Franca rrezikoi me Zhiru, por goditja e sulmuesit u ndal nga shtylla e Bono. Sërish e rrezikshme Franca, por fillimisht Mbape e më pas Zhiru gabuan në finalizim, duke mos shënuar dot golin e dytë.
Deshamps futi në fushë Turam në vend të Zhirusë, si dhe Kolo Muani në vend të Dembele. Pikërisht futbollisti që luan në Bundesligë me Frankfurtin preku topin e parë dhe dyfishoi shifrat në minutën e 79, pasi Mbape përhapi kaos brenda zonës dhe topi përfundoi te këmbët e djaloshit të ri.
Finalja mes Argjentinës dhe Francës do të luhet më 18 dhjetor në orën 16:00, ndërsa Maroku do të ndeshet me Kroacinë më 17 dhjetor në orën 16:00 për vendin e 3 dhe 4.