
Rafael Leao më në fund pranon të hedhë firmën në kontratën e re të ofruar nga Milani, pasi aktualja skadon në muajin qershor. Sulmuesi i kuqezinjve duket se është kënaqur nga oferta prej 7 milion eurosh në sezon e drejtuesve të klubit kuqezi, të cilët kanë gjetur “çelësin” e duhur për të marrë një “po” si përgjigje në mënyrë që mos ta humbasin lojtarin me parametra zero në muajt e verës.
Kjo ka bërë që 21-vjecari të ndezë “dritën jeshile” për të vazhduar karrierën në “San Siro” edhe pse në gjurmët e tij janë shumë skuadra të mëdha evropiane me Realin dhe Barcelonën në krye të listës.
Sipas mediave italiane, do të ketë një takim mes Maldini-t, Masara-s dhe përfaqësuesve të lojtarit për të përcaktuar detajet e fundit të ofertës financiare. Më rinovimin e Leaos, situata normalizohet në radhët e kampionavë që këtë sezon janë në garë për titullin dhe Champions League.