Showbiz28 Maj 2019, 03:03

Merr fund shfrytëzimi i rastit: “Taramelja” bëhet me dy shtëpi, Alketa dhe Erioni vetshpallen heronj

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund shfrytëzimi i rastit: “Taramelja” bëhet me dy

Merr fund shfrytëzimi i rastit: "Taramelja" bëhet me dy shtëpi Alketa dhe Erioni vetshpallen heronj

Prej kohësh në media një ndër temat më të diskutuara është vogëlushi Xheison Bafti. Alketa Vejsiu mori nismën dhe publikoi pamjet ku jetonte Xheison, ndërsa bëri thirrje për të ndihmuar të voglin.

Mirëpo, gjatë mbrëmjes së sotme në finalen e emisionit ‘Në kurthin e Piter Panit’, Alketa ka zbuluar plot emocion surprizën që kishte përgatitur për vogëlushin.

Ajo me ndihmën e publikut ka siguruar shtëpinë e Xheisonit.

Të gjithë së bashku me tollumbace në duar kanë shkuar në banesën e re dhe Xheisoni mes lotësh është shprehur: ‘Më duket si ëndërr’.

Më pas në studio ka ardhur dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kontribuar për shtëpinë e re të të voglit.

Mund të themi se nga gjithë kjo zhurmë e madhe në media e këtij vogëlushi Alketa arriti që nga gjithë përfitimet e shumta që mori ti dhuronte shtëpinë e shumëpërfolur ku vetshpalli veten dhe Erion Veliajn hero.

Showbiz Alketa Vejsiu Erion Veliaj Taramelja