Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez, Sauli Niinistö, në Stokholm deklaroi se të dy vendet do dorëzojnë aplikimin e tyre në NATO të mërkurën.
“Demokracia ka fituar”, tha Niinistö.
“E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”– u shpreh lideri finlandez, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për NATO-n mori sot në parlament mbështetje nga populli finlandez.
“Suedia gjithashtu pret të bashkëpunojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s”, tha Andersson.
Komenti i Andersson vjen si një përgjigje referuar deklaratës së djeshme të presidentit turk, i cili tha se nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Turqisë, si dhe akuzoi dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.