alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Mes Rusisë dhe BE-së: Pozicioni neutral i Beogradit, po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm!

28/11/2022, 16:04
ne Kryesore, Rajoni
A A
Mes Rusisë dhe BE-së: Pozicioni neutral i Beogradit, po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm!

Mes Rusisë dhe BE-së: Pozicioni neutral i Beogradit, po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm!

Pozicioni neutral i Beogradit për luftën në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

Shkruan Mare Ushkovska, AlJazeera


-Lexo edhe:

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

“Plakun e Pavarësisë e vranë sepse nuk ju bind italianëve”, Ben Blushi rrëfen bisedën me nipin e Ismail Qemalit

Teksa ushtria e Rusisë vijon luftën në Ukrainë, shumica e Evropës është bashkuar në një kamp anti-rus. Megjithatë, ka edhe nga ato vende që kanë refuzuar të zgjedhin anë si Serbia.

Beogradi shihet si miku i fundit i Putinit në Evropë, pasi vendosi të mos bashkohet me regjimin e sanksioneve të BE-së. Si rezultat, ai është përballur me kritika dhe presione të rënda nga zyrtarët evropianë, të cilët kanë bërë të qartë se si një vend kandidat për në BE, Serbia duhet të përafrojë politikën e jashtme me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit Evropian – çka përfshinë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Qeveria serbe ka mbrojtur qëndrimin e saj, duke thënë se nuk është në interesin e kombit të zgjedhë mes palëve. Megjithatë, në klimën aktuale të polarizuar gjeopolitike, neutraliteti po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm, ndërsa presioni i BE-së vazhdon të rritet.

Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe ka qenë në bisedime për anëtarësim që nga viti 2014. Ajo ka hapur 22 nga 35 kapitujt e negociatave dhe ka përsëritur vazhdimisht se përparësia e saj kryesore është të bëhet anëtare e bllokut. Megjithatë, në tetor, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell pohoi se veprimet e Serbisë për të mos përafruar politikën e saj të Jashtme me atë të Brukselit po bllokojnë avancimin e  Beogradit në rrugën drejt BE-së.

Nadalësimi i procesit të anëtarësimit nuk është në vetvete kërcënim mjaft efektiv për Beogradin, pasi Serbia e di se nuk do të lejohet të anëtarësohet derisa të zgjidhë mosmarrëveshjen me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008. Sidoqoftë, ky argument nuk mjafton, pasi Bashkimi Evropian ka ende disa opsione të tjera më efektive për t’i bërë presion Serbisë për arritjen e qëllimeve të saj, të cilat nuk i ka përdorur.

Beogradi ka marrë më shumë se 1.5 miliardë euro fonde të para-anëtarësimit në periudhën 2014-2020 dhe pritet të marrë një shumë edhe më të madhe midis 2021 dhe 2027. Nëse Bashkimi Evropian vendos t’i refuzojë aksesin në fondet e para-anëtarësimit apo ndalojë investimet, padyshim që do të dëmtonte ekonominë dhe zhvillimin serb.

Mirëpo, Serbia ka shumë për të humbur edhe nëse ndjek shembullin e BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës. Vendi importon afërsisht 85 për qind të gazit që konsumon nga Rusia, dhe çdo lëvizje kundër Moskës do të mund të ndalonte rrjedhat e gazit, duke shkaktuar pasoja të rëndësishme për ekonominë dhe komoditetin e saj shoqëror.

Duke mos vendosur sanksione, Serbia mundi të siguronte gjithashtu këtë pranverë, një marrëveshje për një furnizim 3-vjeçar të pandërprerë me gaz nga Rusia, me kushte preferenciale. Kjo i ka mundësuar presidentit serb Aleksandar Vuçiç të sigurojë popullatën serbe se nuk do të vuajë këtë dimër, pasi një pjesë e madhe e Evropës po përgatitet për mungesat e energjisë elektrike dhe faturat e mëdha të energjisë. Kontrata i ka dhënë vendit një pozicion të favorshëm, duke e lejuar për të eksportuar te fqinjët gaz natyror me fitim.

Po ashtu, Serbia ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë në fuqi që nga viti 2006 dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia e nënshkruar në vitin 2019, të cilat kanë hapur tregje të mëdha për eksportet serbe, por mund të “përmbyten” nëse marrëdhëniet midis dy vendeve ashpërsohen.

Për më tepër, Serbia ka parë një fluks biznesesh në pronësi ruse, kryesisht nga sektori i IT, që operojnë në vend. Më shumë se 1,000 kompani të tilla janë regjistruar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sektori i aviacionit ka përfituar gjithashtu – me Air Serbia që mbetet e vetmja linjë ajrore evropiane që mban fluturime të rregullta drejt aeroporteve ruse.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, Serbia mbështetet në suportin dhe ndikimin politik të Rusisë në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të bllokuar aplikimet e Kosovës për anëtarësim, gjë që është pjesë e përpjekjeve serbe për të parandaluar njohjen e saj ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se që nga nisja hapur e pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk i ka qëndruar gjithmonë pranë aleatit të saj në forumet ndërkombëtare. Në mars, ajo votoi për një rezolutë të OKB-së që dënonte ashpër agresionin rus kundër Ukrainës, ndërsa në tetor, rezolutën tjetër që refuzonte aneksimin rus të territorit ukrainas.

Diplomatët serbë të OKB-së gjithashtu mbështetën pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, gjë që Vuçiç tha se u bë nën presionin e BE-së. E gjithë kjo tregon pragmatizmin e politikës së jashtme serbe: Duke qëndruar në margjinat e konfliktit BE-Rusi, ajo është përpjekur të hajë tortën dhe “ta hajë” gjithashtu. Në të vërtetë, në marrëdhëniet e saj me Lindjen dhe Perëndimin, Serbia është udhëhequr nga interesi vetjak dhe jo nga vlerat e përbashkëta – një qasje që ka mjaftueshëm popullaritet në popullatën serbe.

Paralajmërimi i BE-së se mund të ndalojë negociatat e pranimit mund të mos japë efektin e pritur, pasi një pjesë në rritje e popullsisë serbe po bëhet gjithsesi më pak “e etur” për t’u bashkuar me BE-në.

Sondazhet e fundit tregojnë se jo vetëm që mbështetja për BE-në në Serbi ka rënë nën pragun e 50 për qind, dhe se ata që kundërshtojnë anëtarësimin në bllok po bëhen më të mëdhenj në numër. Rënia e entuziazmit për BE-në është kryesisht për shkak të kërkesës për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian; çka po perceptohet gjithnjë e më shumë si një eufemizëm i BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në të njëjtën kohë, simpatia e opinionit publik për Rusinë është tradicionalisht më e lartë në Serbi për shkak të lidhjeve historike, kulturore dhe fetare midis dy vendeve.

Por, në këto kushte, nëse detyrohet të zgjedhë anë, a mund të vendosë Serbia kundër BE-së?Përgjigja është një “JO” e prerë.

Edhe nëse popullsia e përgjithshme është e paqartë, qeveria serbe është plotësisht e vetëdijshme se Bashkimi Evropian është deri tani partneri më i madh tregtar i vendit, që përbën më shumë se 60 përqind të tregtisë totale në vitin 2021. Në krahasim, tregtia me Rusinë është më pak se 5 përqind e TOTALI. Prandaj, interesat primare ekonomike serbe i përkasin BE-së.

Në përgjigje të presionit në rritje nga Brukseli, vendosmëria e qeverisë serbe për të ruajtur neutralitetin në përplasjen BE-Rusi ka filluar të lëkundet. Në një deklaratë të fundit për media, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se do të ruajë politikën aktuale deri në një moment kur “kostot” për Serbinë të bëhen më të mëdha se përfitimet; dhe Beogradi të shohë si nevojë urgjente njohjen një realiteti tjetër. Mesazhi i Vuçiç u lexua nga partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të përgatitur publikun serb për një ndryshim të pashmangshëm në politikën e jashtme.

Qeveria serbe ka thënë se nuk do të jetë në gjendje të blejë naftë ruse për shkak të sanksioneve të BE-së që hyjnë në fuqi në dhjetor. Ajo ka njoftuar gjithashtu një plan investimi prej 12 miliardë eurosh (12.4 miliardë dollarë) për të diversifikuar importet e saj të naftës dhe gazit. E gjithë kjo është një shenjë se Beogradi mund të jetë nënshtruar të paktën pjesërisht ndaj presionit të BE-së.

Neutraliteti pragmatik i Serbisë deri më tani i ka shërbyer mirë. Por, duke qenë se real-politika ka përparësi ndaj diplomacisë taktike, ka të ngjarë që së shpejtu asaj do t’i duhet të distancohet nga Rusia./ Përshtati në shqip: Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

Ngjela “shuplakë” politikës: Ata që sulmojnë kundërshtarin në ditë feste duhen përbuzur, janë skizofrenë që e urrejnë popullin

Si do të jenë njerëzit pas 1 milionë vitesh?

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

“Paratë ishin në krevatin e Alda Klosit, mbuluar me batanije”, Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

04/02/2023, 15:55
Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

04/02/2023, 15:47

Kishte krijuar një skemë për të vjedhur bankomatet, arrestohet shqiptari në Itali

04/02/2023, 15:45

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

04/02/2023, 15:38

Mediu, Shkëlzeni, Jamarbri dhe Meta në dyert e SPAK, Sali Berisha kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi, e shpall akt korrupsioni të SHBA-BE

04/02/2023, 15:33
Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

04/02/2023, 15:28

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In