Bota 5 Qershor 2022, 14:25

Mes shqetësimeve turke, Finlanda dhe Suedia nisin stërvitjen me NATO-n në Baltik

Shkruar nga Pamfleti
Mes shqetësimeve turke, Finlanda dhe Suedia nisin stërvitjen me NATO-n

Mes shqetësimeve turke, Finlanda dhe Suedia nisin stërvitjen me NATO-n në Baltik

Finlanda dhe Suedia po përgatiten për një stërvitje të zgjeruar detare të NATO-s këtë të dielë në Detin Baltik, mes shqetësimeve turke për anëtarësimin e tyre.

“Baltops 22” i NATO-s që zgjat dy javë, mirëpritet këtë vit nga Suedia me rastin e 500-vjetorit të Marinës Suedeze, me pjesëmarrjen edhe të Marinës dhe Forcave Ajrore Finlandeze.

Udhëheqësit ushtarakë kanë sugjeruar se nuk është rastësi që stërvitja ushtarake e NATO-s, në këtë edicion të 51-të, është më e madhe se në vitet e mëparshme.

Komandanti i SHBA-së, Zëvendës Admirali Eugene Black theksoi se: “Stërvitja këtë vit është ndoshta rreth 30 për qind më e madhe se vitin e kaluar” dhe aty do të përfshihen “45 anije, 76 avionë, 16 vende – 14 prej tyre aleatë të NATO-s dhe dy partnerë shumë të ngushtë”.

“Qëllimi i stërvitjes është të zhvillojë ndërveprueshmërinë e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere në operacionet e përbashkëta ajrore dhe detare dhe operacionet amfibe”, thanë Forcat e Mbrojtjes Finlandeze të mërkurën.

Rreth 200 personel të Marinës Finlandeze do t’i bashkohen stërvitjes nga 5 deri më 17 qershor. Manovrat taktike do të zhvillohen më pas në Detin Baltik dhe në hapësirën ajrore të rajonit, duke përfunduar në Kiel të Gjermanisë. Mbi 4000 trupa sulmuese ushtarake, detare, më shumë se 60 avionë dhe 40 anije të klasave të ndryshme do të përfshihen.

Suedia dhe Finlanda kanë ndryshuar politikat tradicionale të neutralitetit duke bërë të ditur se do t’i bashkohen aleancës mbrojtëse prej prej 30 anëtarësh, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley u takua të premten me presidentin finlandez Sauli Niinisto për të premtuar mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e dyshes nordike në NATO, me Detin e cekët Baltik që tani ka një rol kryesor në llogaritjen mbrojtëse të aleancës.

Megjithëse ende në pritje, aplikimet për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës janë bllokuar nga Turqia dhe janë kritikuar nga presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

Bota Finlande NATO Suedi TURQI