Aktualitet 4 Prill 2019, 09:12

Mesazh Rusisë?! SHBA blindon Shqipërinë dhe FA-të, sjell 37 super-mjete rezistente ndaj pritave të minuara

Shkruar nga Pamfleti
Mesazh Rusisë?! SHBA blindon Shqipërinë dhe FA-të, sjell 37

Mesazh Rusisë?! SHBA blindon Shqipërinë dhe FA-të, sjell 37 super-mjete rezistene ndaj pritave të minuara

Ndërhyrja gjithnjë e në rritje e SHBA_BE po ua ngushton lakun politikanëve pro-rusë, si dhe po tkurr prezencën ruse në Tiranë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “rrethuar” Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura, teksa kanë sjellë në vendin tonë 37 mjete të blinduara.

Mësohet se këto mjete, që do të qëndrojnë tashmë në vendin tonë, janë të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave të minuara. E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Moses-Ones, është shprehur se Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan.

“Rritet mbrojtja e brendshme të Shqipërisë dhe të forcojë krahun jugor i NATO-s. Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i forte”, ka thënë zëvendësambasadorja amerikane.

Blindimi i Shqipërisë nga SHBA duket të jetë një mesazh i qartë, që aleati ynë strategjik i dërkon Rusisë, e cila ka tentativa për të shtrirë gjithnjë e më shumë rrënjët e saj në Ballkanin Perëndimor.

Pas ngritjes së bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, SHBA ka sjellë dhe mjete të blinduara, në mënyrë që të mund të kontrollojë çdo lëvizje të rusëve, por edhe politikanëve pro-rusë në Shqipëri.

Kujtojmë që një pjesë e krerëve të politikës shqiptare janë të lidhur me rusët dhe punojnë kundër interesave të vendit. Të tillë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta, të cilët janë akuzuar gjerësisht për lidhje të fshehta me politikanët rusë.

Ndërhyrja gjithnjë e në rritje e perëndimorëve po ua ngushton lakun këtyre politikanëve, si dhe po tkurr prezencën ruse në Tiranë.

Ja “bishat” e blinduara që sjell SHBA në Tiranë, i rezistojnë çdo kurthi e prite (Foto)

Aktualitet forcat e armatosura SHBA Shqipëria