UEFA Conference League është një projekt pilot, por me të parën e ka kaluar testin, madje është bërë kompeticioni më “trendi” i momentit.
Tirana do të jetë në qëndër të vullkanit europian me një finale të gjithë për t’u respektuar dhe pavarësisht skepticizmit të fillimit, sot jemi në pikën kur të gjithë duan të jenë në kryeqytetin shqiptar më 25 maj për të qenë dëshmitarë të një dite historike.
E pranon këtë Zhoze Murinjo, por edhe Aleksandër Ceferin, i cili zbulon një detaj interesant:
“Ka pasur shumë skeptikë për Conference League, por unë mora një sms nga Zhoze Murinhjo pas kualifikimit të Romës në finale, ku dukej që ishte shumë i emocionuar. Nuk kam marrë asnjëherë një mesazh me kaq shumë zemra as nga femrat”.
Me pak fjalë, Murinjo po pret me padurim momentin për të zbarkuar në Tiranë, për një nga ndeshjet më emocionuese të karrierës.