alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Mesazhet/ Berisha-Meta shantazh anëtareve të Kushtueses, sinjal edhe Vitoren Tushës, shtyhet seanca për shkarkimin e Presidentit

17/01/2022, 21:19
ne Politike
A A

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 1 shkurt 2022 mbledhjen për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj.


-Lexo edhe:

“Presidenti i ri”/ Grupi i PD i përgjigjet PS: Doni një emër që ta keni në xhep, Balla u tërhoq nga pakti që ra dakord para kamerave

Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

Seanca e planifikuar për t’u mbajtur nesër, është shtyrë me pretendimin e se relatori i çështjes Përparim Kalo është infektuar me COVID. Disa ditë para seancës së planifikuar, Ilir Meta ka shprehur shenja pasigurie dhe nervozizmi, duke iu bashkuar shantazhit të Sali Berishës ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Tre ditë më parë, Ilir Meta u përfshi në luftën që ka plasur brenda PD-së, duke u rreshtuar në krah të aleatit të tij, Sali Berisha. Teksa mbrojti Berishën dhe sulmoi Bashën, Ilir Meta kërcënoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët nuk njohën dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Meta kërkoi procedim disiplinor për anëtarët e Kushtetueses, të cilët nuk votojnë sipas vullnetit të tij dhe Berishës.

“Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatoren e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e një procedimi disiplinor”, tha Meta.

Relatorja e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 ishte anëtarja Fiona Papajorgji, të cilët i referohet mesazhi me natyrë shantazhuese i Ilir Metës. Mesazhet kërcënuese të Metës tingëllojnë edhe për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, vota e të cilës nuk është më një votë e sigurt për Sali Berishën dhe Metën. Vitore Tusha është emëruar nga Sali Berisha në Gjykatën Kushtetuese në mars të vitit 2008.

Pasi u zgjodh President, Meta kërkoi ta afronte Vitore Tushën, të cilën e propozoi edhe si kandidate për kryetare të KLSH-së. Meta dhe Berisha kërkuan largimin e Ardian Dovoranit nga KED dhe Gjykata e Lartë me pretendimin se i kishte mbaruar mandatin, ndërsa një gjë të tillë nuk e kërkuan për Vitore Tushën, të cilës i ka mbaruar mandati gjithashtu që në vitin 2017.

Vitore Tusha ka dhënë disa shenja të qarta se vota e saj mund të jetë pro shkarkimit të Ilir Metës. Tusha ftoi Ardian Dvoranin në KED kur Meta dhe Berisha e larguan me luftë, si dhe votoi kundra Metës për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 si dhe për çështjen e ligjit vetëqeverisjes vendore. Në këtë rrethana, kërcënimi i Metës mund të jetë një mesazh edhe për Vitore Tushën, vota e të cilës është vendimtare për fatin e Metës.

Ndërkaq, disa ditë para mesazhit të Metës, aleati i tij Sali Berisha shantazhoi hapur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Berisha foli për ‘zonjën Alibeaj’ duke aluduar për një histori rozës të zonjës Xhaferllari me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili është rreshtuar në krah të Bashës dhe SHBA-ve.

Jo vetëm kaq. Por, duke e lidhur Marsida Xhaferllarin me Alibeajn, Berisha hodhi akuza për përpjekje për të diktuar votën e Xhaferllarit, duke ushtruar presion mbi këtë të fundit.

“Është thjesht një akt për të marrë peng zotin Alibeaj që të votojë ashtu si do Edi Rama, që zonja Alibeaj në Gjykatën Kushtetuese të votojë sipas oreksit të Edi Ramës”, ka pohuar Berisha.

Marsida Xhaferllari ka qenë avokate e qeverisë së Berishës në çështje të rëndësishme, përfshirë edhe në mbrojtjen e marrëveshjes së detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese. Xhaferllari ka qenë gjithashtu bashkëpunëtore e dy ish ministrave të Berishës në ministrinë e Drejtësisë, Enkelejd Alibeajt dhe Eduart Halimit. Xhaferllari ka qenë bashkëpunëtore e Ilir Metës në ish-KLD, ku Meta ishte kryetar, ndërsa ajo kryeinspektore.

Në këto rrethana, Ilir Meta u investua duke e emëruar Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, në vet të Arta Vorpsit, pa Veting dhe e renditur jashtë treshes fituese në listë. Pozicionimi i Alibeajt në krah të Bashës, ka alarmuar Metën dhe Berishën për mundësinë e humbjes së votës së Marsida Xhaferllarit, e cila u rreshtuar kundra Metës për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Aktualisht, Berisha dhe Meta kanë vetëm një votë të sigurt, atë të Sonila Bejtjas, bashkëshortja e analistit Andi Bejtja, themelues i televizionit të familjes Berisha. /Shqiptarja.com

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

“Presidenti i ri”/ Grupi i PD i përgjigjet PS: Doni një emër që ta keni në xhep, Balla u tërhoq nga pakti që ra dakord para kamerave

22/05/2022, 11:42
Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!
Politike

Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

22/05/2022, 11:23
Politike

Zgjedhjet për kryetar të PD, Basha thumbon Berishën: Të mos i lëmë mbetjet e komunimzmit të relativizojnë dhimbjen

22/05/2022, 11:19
A i druhA i druhet vendimit të gjykatës? Berisha: Nuk ka vendim që ndalon këtë mision historiket vendimit të gjykatës? Berisha: Nuk ka vendim që ndalon këtë mision historik
Politike

A i druhet vendimit të gjykatës? Berisha: Nuk ka vendim që ndalon këtë mision historik

22/05/2022, 11:00
Politike

Zgjedhjet e Rithemelimit/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha voton për kreun e ri të PD

22/05/2022, 10:51
Politike

Ambasadorja Yuri Kim “kapet mat” në kafe me ministra dhe deputetë të PS

22/05/2022, 10:43
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Gabim që nuk falet, arbitri ndalon lojën dhe i heq golin Milanit, Napoli përfiton nga hapi fals i kuqezinjve

Gabim që nuk falet, arbitri ndalon lojën dhe i heq golin Milanit, Napoli përfiton nga hapi fals i kuqezinjve

“Nuk do ta pranoja kurrë një mandat të dytë si President!” Meta rrëfen arsyen: Opozita është e çoroditur

Vizita e Erdogan/ I lënë mënjanë, justifikohet Meta: Agjenda ime ishte e ngarkuar!

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

22/05/2022, 12:00

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, shihni momentin kur RENEA arreston bashkëpunëtorët e Nuredin Dumanit

22/05/2022, 11:52

“Presidenti i ri”/ Grupi i PD i përgjigjet PS: Doni një emër që ta keni në xhep, Balla u tërhoq nga pakti që ra dakord para kamerave

22/05/2022, 11:42
Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

22/05/2022, 11:32

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Serbia të vendosë mes Rusisë apo integrimit në BE

22/05/2022, 11:31
Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

22/05/2022, 11:23
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Për çfarë ia drodhi Babloku, që u zemërua “padishahu”?/ Mbase nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit dhe avionin e linjës “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD. Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit i ka taksur për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #airalbania #babloku #edirama #erdogan #shqiperia #kosova #turkey #ministriaarsimit
  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori
  • Retro/ Kur Azem Hajdari kërcënoi Hashim Thaçin: Të rrehi si qeni! 

#pamfleti #azemhajdari #hashimthaçi

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In