Showbiz18 Tetor 2019, 12:48

Mesazhet në Whatsapp para se të mbyste të shoqen “mbulohu ose të vrava”, gruaja vdiq pas nëntë ditësh agonie

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhet në Whatsapp para se të mbyste të shoqen “mbulohu

Në fund të korrikut, italiani Roberto Lo Coco, 28 vjeç, poston një imazh në FB në të cilin tregon një chat me gruan e tij Giulia Lazzari, 23 vjeçare. Një bisedë në të cilën ai e urdhëron të mos tërheqë vëmendjen e burrave të tjerë, “Kështu i kursej vetes 30 vjet burg për vrasje”.

Fraza doli pas ngjarjes makabre në pah. Pasi e mbyti më 8 tetor, Giulia vdiq në spitalin e Rovigo-s, Itali.

Roberto Lo Coco e kishte zakon t’ia besonte Facebookut shpërthimet e tij të zemërimit për fundin e marrëdhënies së tij me gruan Giulia.

“Mos u makiazho, bëhu e shëmtuar, mos përshëndet asnjë mashkull. Vishu me rroba të gjera, kështu nuk do shohin format e trupit tënd”.

Burri, me probleme të varësisë nga droga, kishte një sjellje xheloze dhe posesive në drejtim të nënës së vajzës së tyre katër vjeçare.  Kjo ishte arsyeja që e kishte shtyrë Giulian të hiqte dorë nga marrëdhënia, duke nxitur zemërimin e Lo Coco, i cili e rrëfeu një gjë të tillë në FB. Dy ditë para sulmit, burri shkruante në profiling e tij: “Nuk mund ta besoj se dashuria që ndjeje për mua të jetë zhdukur […] Nuk do gjesh kurrë dikë që të të dojë siç të kam dashur unë […] këtë e doje ti jo unë, kurrë nuk kam dashur të ndahem nga ty. Mirupafshim”.

Lifestyle gruaja vdiq pas nëntë ditësh agonie Mesazhet në Whatsapp para se të mbyste të shoqen "mbulohu ose të vrava"