Aktualitet29 Prill 2019, 19:55

Mesazhi i Dritëro Agollit nga Kuvendi më ’97-ën: Ai që është kundër bashkimit kombëtar, të dënohet me 10 vjet bu

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi i Dritëro Agollit nga Kuvendi më ’97-ën: Ai që

Mesazhi i Dritëro Agollit nga Kuvendi më '97-ën: Ai që është kundër bashkimit kombëtar, të dënohet me 10 vjet burg!

“Në ligjin e shtypit mendoj unë duhet të vihet vetëm një nen i fortë: Ai që është kundër bashkimit kombëtar dënohet me 10 vjet burg”.

Ka qënë një kohë kur në Parlamentin e Shqipërisë mungonte fjalori i rrugës.

Ka pasur edhe asokohe debate të ashpra, përplasje të forta mes deputetëve të krahëve të kundërt, ka pasur edhe krisma në paralment, por gjuha ishte e zgjedhur.

Në parlamentin e 22 viteve më parë, bëhej debat për çështje emergjence të Shqipërisë, siç ishte rendi e siguria por edhe çështja e lirisë së medias.

 Ishte një seancë paralmentare e shtatorit të vitit 1997, kur diskutohej per miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7756, date 11.10.1993 “Për shtypin”.

Në këtë seancë spikasin me fjalime shumë deputetë të djathtës e të majtës, ndër ta edhe shkrimtari Dritëro Agolli, që ishte në atë kohë deputet i PS-së.

Ai ka një pikëvështrim interesant për lirinë e medias dhe versionin e tij për dënimin e  gazetarit me burg.

GSH sjell për lexuesit pjesë të vogla të këtij debati, përqëndruar tek diskutimet e Agollit, të njohura për batutat e tij, që shpesh shkaktonin të qeshura në të dyja anët e politikës. Ja cili ishte faji i një gazetari që sipas Agollit, e çonte atë në burg.

“Unë them që edhe neni për sekretet e shtetit për shtypin tonë duhet të hiqet.

 Pse? Sepse është një nen me hapësirë shumë te pakufishme ku mund të bëhet çdo lloj abuzimi, që një pushtetar mund ta quajë sekret dhe e fut brenda gazetarin.

 Në Shqipëri në këto 7-8 vjet, nuk ka asnjë sekret, as tunele, as armë, as anije, as uzina, as raketa, edhe një rreshter i NATO-s i di te gjitha vrimat e Shqipërisë. 

Çfarë sekretesh ka në Shqipëri? 

Kur të bëhen sekrete, kur të arrijmë në një zhvillim, atëherë mund të vihet ky ligj, tani çfarë keni. Ne na vijnë forcat multinacionale e na i dinë të gjitha.

 Kur te ketë sekrete të vihet ky ligj, por jo të vihet një ligj abstrakt. Ky është ligj roman, për një roman të Zhyl Vernit. 

Në ligjin e shtypit mendoj unë duhet të vihet vetëm një nen i fortë.

 “Ai që është kundër bashkimit kombëtar dënohet me 10 vjet burg”. Kjo po, mund të vihet, ai që ngrihet e thotë që nuk duhet populli shqiptar të bashkohet kundër padrejtësive historike të vendit tonë. Vetëm ky po, ky gazetarë të dënohet, të tjerët të bëjnë ç’të duan….

Unë ndërhyj kot, po e shoh që u bë një gjë shumë e mirë që e hoqëm ligjin ekzistues për median, që ishte një torturë e shtypit, që gjithë gazetarët jetonin me frikë. 

Unë e provoj në veten time që 1577 artikuj janë shkruar kundër meje dhe nuk u kam dhënë ndonjë përgjigje dhe nuk vija nëpër gjyqe për të bërë këtë. 

Por, unë mendoj që, megjithëse është në Kushtetute, duhet vënë një ligj, një nen i tillë dhe ne po ta bëjmë këtë do të bëjmë shumë mirë që të themi që ai që bën propagandë kundër pjesës tjetër të Shqipërisë, Kosovës etj., dënohet me ligj, sepse ekziston një dukuri e tillë dhe duhet bërë një gjë e tillë”, shprehej Agolli në vitin 1997./tema

Aktualitet Dritëro Agolli