Kronike 1 Shtator 2018, 16:23

Mesazhi i fundit i biznesmenit në Shkodër, çfarë njoftoi 4 orë para se të vritej (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Biznesmeni i ekzekutuar sot në Shkodër, 30-vjeçari Arjan Ferracaku, ka lënë mesazhin e fundit në rrjetet sociale vetëm pak orë para se të ikte nga kjo botë.

Teksa hedhim një vështrim në faqen e tij të ‘Facebook’ shohim se 30-vjeçari ka shkruar katër orë më parë një status për sportin, duke lënë të kuptuar se biznesmeni nuk kishte ndonjë shqetësim nëse ndihej i kërcënuar nga dikush.

Ai madje njofton për një garë me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit Vllaznia, ku shkruan se të gjithë ata që duan të marrin pjesë të paraqiten nga data 1 deri më 14 shtator për regjistrim kundrejt një pagese.

Arjan Ferracaku, 30-vjeç, është ishte pronar i disa bizneseve në Shkodër e Velipojë. Ai kishte një hotel dhe dy lokale në zonën e Velipojës, si dhe një restorant në Shkodër. Ai ishte baba i dy fëmijëve të mitur. Policia vijon hetim për të zbardhur shkaqet e këtij krimi mafioz. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike Arjan Ferracaku vrasja ne shkoder