Aktualitet15 Nëntor 2018, 15:52

Mesazhi i tërthortë i SHBA që po trondit Ilir Metën dhe ushtrinë e pushtetarëve të korruptuar shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi i tërthortë i SHBA që po trondit Ilir Metën dhe

Mesazhi i tërthortë i SHBA që po trondit Ilir Metën dhe ushtrinë e pushtetarëve të korruptuar shqiptarë

Uashingtoni i ka dhënë ultimatum Orbanit që të mos strehojë ish-kryeministrat e korruptuar të Ballkanit, duke iu prerë çdo shpresë Ilir Metën dhe bajlozët e korrupsionit në Shqipëri

Nuk do të ketë shpëtim për pushtetarët e korruptuar shqiptarë, të cilët kanë 28 vjet që sundojnë Shqipërinë dhe shqiptarët për t’i vjedhur dhe për të vijuar sundimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë sot një mesazh të qartë dhe të fortë të gjithë kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare.

SHBA kanë kundërshtuar strehimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili është miku i ngushtë i Sali Berishës dhe Ilir Metës. SHBA kanë kërkuar që Gruevski të ekstradohet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin për korropsionin në vendin e tij.

Uashingtoni i ka dhënë ultimatum Orbanit që të mos strehojë ish-kryeministrat e korruptuar të Ballkanit. Strehimi i Gruevskit u pa si shpresë nga Ilir Meta dhe bajlozët e korrupsionit në Shqipëri. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe ushtarët e tyre të korruptuar mund të ndiqnin shembullin e Gruevskit, nëse do të dënohen nga drejtësia e re.

Por, pas reagimit të fortë të amerikanëve, shpresa e tyre po shuhet. Kthimi i Gruevskit në Maqedoni dhe futja e tij në burg, do të jetë një mesazh i qartë se edhe dita për të korruptuarit në Shqipëri po vjen./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta Korrupsioni krimi politika shqiptare Sali Berisha SHBA