Aktualitet13 Shkurt 2019, 16:24

Mesazhi i tmerrshëm i SHBA për politikën: Ju pret i njëjti fund si Balili, Çekaj e Met Kanani!

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi i tmerrshëm i SHBA për politikën: Ju pret i njëjti

Mesazhi i tmerrshëm i SHBA për politikën: Ju pret i njëjti fund si Balili, Çekaj e Met Kanani!

SHBA trondit “bandën” politike të Shqipërisë, paralajmëron se i pret një fund i njëjtë si “bosët” e drogës, Balili, Çekaj e Met Kanani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë folur sërish me emra, sa i takon luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të lartë në Shqipëri. Zyrtarja e lartë amerikane ka përmendur sot tre emra të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri, por që veprimtaria e tyre është shtrirë në mbarë Evropën.

Bëhet fjalë për Klement Balilin, të cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Arbër Çekajn, “bosin” e 613 kg kokaine të sjellë në Portin e Durrësit nga Kolumbia, si dhe Met Kananin, i njohur si “baroni” shqiptar i drogës, i cili arriti të çante dhe portat amerikane.

Të tre këta emra, të cilët sot ndodhen pas hekurave dhe po japin llogari para drejtësisë, janë sjellë sot në vëmendje nga e ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Moses-Ones, e cila ka kërkuar goditje në nivelet e pushtetarëve të lartë, me të njëjtën mënyrë si për emrat e sipërpërmendur, të njohur në arenën ndërkombëtare si “baronë” droge e kokaine.

Kujtojmë se Klement Balili është dorëzuar dhe ndodhet para drejtësisë shqiptare, Arbër Çekaj është kapur në Gjermani dhe po zbërthehet për gjithë rrjetin e trafikut, ndërsa Met Kanani është kapur nga autoritetet turke.

“Kapja e Klement Balilit, Arbër Cekaj e Met Kananit duhet të shërbejnë si gur kilometrazhi në këtë përpjekje afatgjatë. Tani është në dorë të prokurorëve e gjykatave dhe sigurisht të vullnetit politik. SHBA ju mbështet, por ne varemi nga vullneti juaj politik dhe guximi për të vijuar luftën për demokraci e shtet ligjor. Do vijojmë të mbështesim krijimin e SPAK e BKH për të siguruar që politika të mos luajë një rol në mbështetje të këtij aktiviteti të paligjshëm dhe as të mos përmbysë peshoren e drejtësisë në interes të kriminelëve.

SHBA qëndron krah për krah me Shqipërinë në këtë luftë. Trafikimi përbën kërcënim për sigurinë kombëtare e ndërkombëtare. Ne duhet të ndjekim paratë e pista. Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se Shqipëria nuk është e nuk do të jetë kurrë një mjedis që lejon veprimtari të paligjshme kriminale. Ulja e prodhimit dhe arrestimet të pasohet me sekuestrim të pasurive të kriminelëve”, ka deklaruar e dërguara e SHBA në Tiranë.

Ky është një mesazh dhe paralajmërim i fortë i SHBA, që trondit gjithë “bandën” politike të Shqipërisë, të cilën e pret një fund i njëjtë si “bosët” e drogës. Mesazhi i SHBA vjen në një kohë, kur në vendin tonë pritet të ngrihen SPAK dhe BKH, dy strukturat që do të godasin me themel krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta. 

Aktualitet Arbër Çekaj Klement Balili Met Kanani politika e korruptuar SHBA