alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

 Mesazhi i Yuri Kim/ Ja çfarë dinë amerikanët për Ilir Metën: nga korrupsioni tek trafiqet, nga  vrasjet tek lidhjet me krerët ndërkombëtarë të krimit

20/08/2021, 12:08
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
 Mesazhi i Yuri Kim/ Ja çfarë dinë amerikanët për Ilir Metën: nga korrupsioni tek trafiqet, nga  vrasjet tek lidhjet me krerët ndërkombëtarë të krimit

 Mesazhi i Yuri Kim/ Ja çfarë dinë amerikanët për Ilir Metën: nga korrupsioni tek trafiqet, nga  vrasjet tek lidhjet me krerët ndërkombëtarë të krimit

Çfarë fshihet pas mesazhit të koduar të Yuri Kim për Ilir Metën “Ne dimë disa gjëra për ty”?! Lidhjet e Ilir Metës me Almir Rapon, Halit Shahinin, Muhammad Obaidul Karim dhe Klement Balinin pjesë e dosjeve nē duart e amerikanëve

“Ne dimë disa gjëra për ty”. Ky është një nga mesazhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar Ilir Metës, përmes ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, para se të asgjësonin bandën e tij në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021.


-Lexo edhe:

Si refuzoi prokurori Adriatik Llalla t’i jepte ambasadorit Donald Lu dosjen e aferës CEZ-DIA: Preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë

Skeda/ Kush janë 3 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e PD, alarmimi i Berishës dhe çfarë pritet nga beteja gjyqësore

Yuri Kim e paraljmëroi Metën të mos bënte zhurmë rreth reformës në Drejtësi dhe të ndalte sulmet ndaj Ardian Dvoranit. Ky i fundit ishte i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë që kërkoi dënimin e Metës për korrupsion në janar të vitit 2012, pas skandalit të pazareve në zyrën e Dritan Priftit. Dvorani u shpall në shkurt të këtij viti nga SHBA kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Ilir Meta e zbuloi mesazhin kërcënues të SHBA natën e 23 prillit 2021, kur shpalli zgjedhjet parlamentare një referendum kundër SHBA.

Po çfarë dinë amerikanët rreth veprimtarisë së zezë së Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit?

Amerikanët kanë dosjet e plota rreth historive të Ilir Metës dhe Monikës për pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë brenda dhe jashtë vendit, njerëzit mbi të cilë ka kaluar një pjesë të pasurisë ku përfshihen edhe aktorë e këngëtare, kanë dosjet për guroret, rrjetin e dyqaneve në ish Bllok, blerjen e votave, aferat me tendera, koncensionet, hec-et, kafshimin e lumenjve dhe pyjeve, trafiqet, eleminimet politike etj.

Mbi 30 dosje për veprimtarinë e Metës dhe Monikës, i kanë përgatitur Edi Rama dhe Sali Berisha në kohë të ndryshme, duke i dërguar më pas në Bruksel dhe Uashington.

Amerikanët kanë të dokumentuara dëshmitë e Almir Rrapos për rolin e Ilir Metës në botën e krimit ndërkombëtar. Rrapo shërbente edhe si sekretar personal i Ilir Metës, kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm. Në duart e tij kalonin të gjitha shkresat, pritjet, përcjelljet, organizimi i takimeve etj. Rrapo ishte pjesë e klanit mafioz “Krasniqi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klani akuzohej për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë etj. Rrapo kërkohej në SHBA për krimet të rënda, ndërkohë që shërbente në zyrën e Metës. Ai u arrestua në korrik të vitit 2010, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe u ekstradua me urgjencë në SHBA, ku u dënua me 6 vjet burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi të gjitha krimet, duke folur hollësisht për rolin e Ilir Metës. Ky i fundit shkoi zhvilloi në atë kohë një takim urgjent me shefen e DEA-s për t’u shfajësuar dhe shpëtuar.

Amerikanët e dinë gjithashtu se Klement Balili, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’, një bos ndërkombëtar droge, ishte ortaku i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Çifti i kishte besuar Balilit kontrollin e Sarandês si i plotfuqishëm i LSI. Balili ishte edhe drejtor i transporteve në Sarandë, i propozuar nga LSI-ja. Ilir Meta e ‘nderoi’ Balilin kur inauguroi hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel i cili më pas u konfiskua nga drejtësia si i ndërtuar me para droge.

Nuk ka dyshime se amerikanët kanë dosjen e plotë të lidhjes së Ilir Metës me ikonën botërore të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Muhammad Obaidul Karim, nga Bangladeshi. Muhammad Obaidul Karim i dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion dhe pastrim parash, pastroi para me Ilir Metën në 2015. Meta i dha Muhammad Obaidul Karim 1146 hektarë tokë publike në Fier përmes Edmond Panaritit dhe Vojo Bregut, gjoja për të ndërtuar një fermë. Gjithçka ishte një mashtrim dhe skemë pastrimi parash.

SHBA e dinë gjithashtu se Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA, ishte njeriu që vepronte për llogari të Ilir Metës. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka akuzuar Ilir Metën se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Sigurisht që amerikanët kanë dosjen e Halit Shahinit, korrierit të Ilir Metës në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Halit Shahini, i dënuar për vrasje, është një personazh i botës së krimit pranë politikës. Ai ka qenë truproja i Luan Hajdaragës, ndërkohë që i ndjeri ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe Ilir Meta ishte kryeministër.

Halit Shanini del edhe në raportet sekrete ndërkombëtare për Metën. Sipas një raporti sekret të OSBE, i cili u zbulua në vitin 2015 “Ilir Meta ka interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”. Dhe sigurisht këto janë vetëm disa nga mali i dosjeve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në kancelaritë e Perëndimit./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Si refuzoi prokurori Adriatik Llalla t’i jepte ambasadorit Donald Lu dosjen e aferës CEZ-DIA: Preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Si refuzoi prokurori Adriatik Llalla t’i jepte ambasadorit Donald Lu dosjen e aferës CEZ-DIA: Preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë

17/05/2022, 18:24
Kryesore

Skeda/ Kush janë 3 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e PD, alarmimi i Berishës dhe çfarë pritet nga beteja gjyqësore

17/05/2022, 17:32
Aktualitet

Ankimimi i Alibeajt, Gjykata e Apelit “shuplakë” foltores: Sulmet të papranueshme, po ndërhyni në sistemin e drejtësisë

17/05/2022, 14:43
Kryeprokurori Olsian Çela
Aktualitet

“5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen”, Olsian Çela: Prokuroria e Tiranës më e dobëta në seksionin e pastrimit të parave

17/05/2022, 13:44
Çfarë paralajmëron “rastësia” austriake e Ilir Metës?!
Editorial

Çfarë paralajmëron “rastësia” austriake e Ilir Metës?!

17/05/2022, 11:46
Bora Muzhaqi bilbilosi “mrekullitë” e rinisë, por çdo muaj e braktisin vendin 2000 të rinj 17-30 vjeç
Kryesore

Bora Muzhaqi bilbilosi “mrekullitë” e rinisë, por çdo muaj e braktisin vendin 2000 të rinj 17-30 vjeç

17/05/2022, 11:26
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Tre ditë pas zjarrit, shpronësohet godina e "Sarajeve të Toptanëve"; sa lekë do të marrin pronarët

‘Tërbim’ me drogë në Itali; festa e çmendur i mori jetën një të riu, por pjesëmarrësit nuk ndalen: Më 1 shtator jemi në Shqipëri! (Foto)

Lajmi i Dites

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

17/05/2022, 11:50

Lajmet e fundit

Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj takohet me Ballën

17/05/2022, 18:38
Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet

Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet

17/05/2022, 18:37
Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO

Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO

17/05/2022, 18:24
Si refuzoi prokurori Adriatik Llalla t’i jepte ambasadorit Donald Lu dosjen e aferës CEZ-DIA: Preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë

Si refuzoi prokurori Adriatik Llalla t’i jepte ambasadorit Donald Lu dosjen e aferës CEZ-DIA: Preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë

17/05/2022, 18:24
E pezulluan, Lavrov: Rusia tërhiqet përfundimisht nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

E pezulluan, Lavrov: Rusia tërhiqet përfundimisht nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

17/05/2022, 18:16

“Jepi fund hipokrizisë”, Bardhi “shpërthen” ndaj Berishës: Boll mbajte standarde të dyfishta me gjykatat

17/05/2022, 18:11
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Pesë vjet pas Çadrës, Edi Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entuziazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhtinë e 17 majit”.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #saliberisha #lulzimbasha #pd #lsi
  • Frikë nga humbja?! Berisha sulmon relatoren që do të shqyrtojë çështjen e Statutit të PD-së

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #yurikim #saliberisha #pd #edirama #guvernatore#antiligjor
  • Në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha u miratuan disa ndryshime statutore dhe u krijua Komisioni i Rithemelimit. Këto ndryshime u dërguan në Gjykatën e Tiranës dhe më pas ishte gjyqtari Agron Zhukri që i pranoi. Por kundër këtij vendimi pati një ankimim nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pd #trupagjykuese #agronzhukri #enkelejdalibeaj #parlament

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In