Sport26 Mars 2018, 17:51

Mesfushori i Arsenalit në shënjestrën e Juventusit

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori i Arsenalit në shënjestrën e Juventusit

Mesfushori gjerman Emre Can po vonon të japë një përgjigje në lidhje me transferimin e tij te Juventusi sezonin tjetër, ndaj dhe bardhezinjtë po shohin përreth për të sjellë në skuadër një tjetër lojtar nga Premier League. E përditshmja britanike “The Sun” ka bërë me dije sot se kampionët e Serisë A janë duke bërë një sondazh në lidhje me transferimin në Torino të mesfushorit Aaron Ramsey, që luan me Arsenal. Mesfushori 27-vjeçar pëlqehet nga disa skuadra, përfshi edhe Manchester United, që e konsideron si zëvendësuesin ideal të Pogba, ndërkohë që ka ende edhe një vit kontratë me “topçinjtë”.

Mesfushori i Arsenal, Aaron Ramsey

Uellsiani po sheh përreth për një skuadër të re, duke qenë se kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me Arsenal ndaj dhe transferimi në Serinë A është një hipotezë konkrete edhe pse preferon më shumë të luajë në Premier. Por bardhezinjtë janë gati të sakrifikojnë për të marrë një lojtar me përvojë, që mund të luajë para mbrojtjes . Edhe Arsenal duket e gatshme të lërë të lirë uellsianin, duke qenë se synon të rinovojë kontratën me Wilshire dhe të arkëtojë një shumë të majme nga largimi i Ramsey. Gjithsesi, bardhezinjtë do të hidhen në sulm për lojtarin e Arsenal vetëm në rast se dështon pista Can.

Sport Mesfushori i Arsenalit në shënjestrën e Juventusit