Sport31 Janar 2023, 18:14

Mesfushori shqiptar refuzon rinovimin e kontratës me klubin turk, 26-vjeçari pranë akordit me Olimpiakosin e Pireut

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori shqiptar refuzon rinovimin e kontratës me klubin turk,

Mesfushori shqiptar refuzon rinovimin e kontratës me klubin turk, 26-vjeçari pranë akordit me Olimpiakosin e Pireut

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi mund të largohet nga Koniaspori për të vazhduar karrierën në Greqi te skuadra e Olimpiakosit të Pireut.

Mediat turke kanë raportuar të martën se Bytyqi ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin dhe tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin helen. Te skuadar greke duan të realizojnë menjëherë transferimin e Bytyqit, por nuk duan të paguajnë para për prishjen e kontratës, duke pasur parasysh se 26-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me klubin turk.

Mësohet se skuadrat po negociojnë dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes, pasi Olimpiakosi do t’i huazojë mesfushorin Andreas Bouçalakis ekipit turk deri në fund të sezonit si kompensim për Bytyqin.

Bytyqi iu bashkua Koniasporit në vitin 2021, ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 23 paraqitje.

Sport mesfushori shqiptar i Kosovës Olimpiakosi i Pireut Zymer Bytyqi