Milani bën një reagim të fortë pas dy humbjeve radhazi në Serinë A. Kuqezinjtë në transfertën me Xhenoan fituan me rezultatin e thellë 3-0, duke dhënë një provë karakteri që shuan edhe dyshimet për formën e tyre.
Ishte Zlatan Ibrahimoviç që hapi serinë e golave me një perlë nga goditja e dënimit në minutën e 10, teksa në fund të pjesës së parë ishte Mesias, që me një gol me kokë dyfishoi rezultatin.
Pjesa e dytë foli sërish më shumë për ekipin e Piolit, që sërish me Mesias gjeti edhe golin e tretë dhe final të ndeshjes, sukses ky që qetësoi tifozët dhe trajnerin Pioli.
Ndërkohë, Napoli kryesues ruan vendin e parë në tabelë, por u ndal dhe vuajti me një ekip si Sasuolo, që pak ditë më parë mposhti pikërisht Milanin e vendit të dytë, teksa rezultatin final ishte 2-2 me një fund dramatik.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe me pak raste, fraksioni i dytë i ndeshjes dhuroi shumë emocione, ku dy gola të shpejtë nga Rui në minutën e 51 dhe Mertens, 8 minuta më vonë shokuan vendasit. Këta të fundit nuk u dorëzuan dhe fillimisht me Skamaçan në minutën e 71 dhe pak para fundit të ndeshjes, në minutën e 89 me Ferrarin, arritën të barazonin një ndeshje shumë emocionuese. Gjithsesi Napoli në vend të parë mbetet, por me një pike më shumë se Milani dhe 2 pikë më shumë se Interi.