Sport24 Prill 2018, 07:31

Mesi këshillon Nejmar: Shko te Mancester Junajtid bëhu lider

Shkruar nga Pamfleti
Mesi këshillon Nejmar: Shko te Mancester Junajtid bëhu lider

Mesi këshillon Nejmar: Shko te Mancester Junajtid bëhu lider

Lionel Mesi i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Nejmarit, t’i bashkohet Mancester Junajtid këtë verë. Sipas “Don Balon”, një këshillë e tillë e Mesit vjen për faktin se Junajtid ka krijuar një ekip me kualitete të larta dhe ka pretendime sezonin tjetër të fitojë gjithcka.

Nejmar pritet të largohet nga Paris Saint Germaini dhe për ta bërë këtë ka mjaft oferta – përfshirë nga dy klube shumë të mëdha, Manester Junajtid dhe Real Madrid. Mesi, megjithatë, i ka kërkuar përfaqësuesit brazilian të mos nënshkruajë për rivalin e Barçës, duke e këshilluar të zgjedhë Junajtid. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e një këshille të tillë, por me siguri ajo ka lidhje me cilësinë që ka grupi i Mancester Junajtid, i cili ka nevojë në sulm për një lider si ylli brazilian. /Pamfleti Sport

 

 

Sport