Sport24 Nëntor 2022, 21:41

Mesi nuk shfaqet në stërvitje me Argjentinën, trajneri Skaloni ndan mendjen për “Pleshtin“ në ndeshjen me Meksikën

Shkruar nga Pamfleti
Mesi nuk shfaqet në stërvitje me Argjentinën, trajneri Skaloni

Mesi nuk shfaqet në stërvitje me Argjentinën, trajneri Skaloni ndan mendjen për “Pleshtin“ në ndeshjen me Meksikën

Situata e Argjentinës në grupin e saj në Botëror është bërë shumë e veçantë pasi u mund në sfidën e parë nga Arabia Saudite. Tashmë Mesi & Co nuk i lejohet më të gabojnë dhe kjo ka shtyrë trajnerin Lionel Skaloni që të marrë masa të veçanta pikërisht për yllin e skuadrës.

Ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit, Lionel Mesi nuk është shfaqur sot në stërvitjen e argjentinasve. Fillimisht lajmi se “Pleshti” mungonte ka alarmuar tifozët e përfaqësues argjentinase, pasi u mendua se mos ai kishte vuajtur një dëmtim apo pasojat në kavilje.

Leo mbërriti në Katar me një tendosje muskulore nga miqësorja kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, por është në gjendje optimale dhe versioni që ka pësuar një mikrokrisje është përjashtuar sot. Një dëmtim i kyçit të këmbës është përjashtuar gjithashtu, raportoi TycSport. Mesi do të startojë kundër Meksikës në ndeshjen e Botërorit që vlen më shumë se 3 pikë.

Sport Argjentina Kupa e Botës Lionel Mesi