Sport26 Nëntor 2022, 22:04

Mesi si Maradona, Argjentina e ka një “ZOT”, triumfi në “betejën” ndaj Meksikës i jep përsëri entuziazëm amerikano-jugorëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mesi si Maradona, Argjentina e ka një “ZOT”, triumfi në

Mesi si Maradona, Argjentina e ka një “ZOT”, triumfi në “betejën” ndaj Meksikës i jep përsëri entuziazëm amerikano-jugorëve (Video)

Përfundon ndeshja e grupit C. Argjentina ka “hedhur pas krahëve” humbjen me Arabinë Saudite dhe ka mundur Meksikën me rezultatin e pastër 2-0, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

“Albiçelestet” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 64. Ishte pikërisht Mesi që kaloi në avantazh të tijtë me një goditje perfektë nga jashtë zonës, duke çarë mbrojtjen e Meksikës, që deri në ato momente ishte mbrojtur shumë mirë.

Me golin e shënuar sot, Leo ka kapur Diego Maradonën për numrin e golave të shënuar në Botëror (8), me vetëm Gabriel Batistutën (10) që ka bërë më mirë për Argjentinën në Kupën e Botës.

Në minutën e 87, Argjentina gjeti golin e qetësisë. Fernandez realizoi një gol spektakolar pas një goditje këndi, teksa poshti portierin meksikan Oçoa me një harkim perfekt.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, renditja në Grupin C është si më poshtë:

1-Polonia                 4 pikë

2-Arabia Saudite    3 pikë

3-Argjentina            3 pikë

4-Meksika                1 pikë

Sport Argjentina Kupa e Botës Meksika