Aktualitet22 Qershor 2022, 09:04

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti

Pritet që nga viti i ardhshëm shkollor në Kosovë, të mos ketë më tri periudha, por siç ka qenë gjithmonë më parë, viti të ndahet në dy gjysmëvjetorë.

Ngarkesat administrative që janë evidentuar dhe ngarkesa me letra e formularë, shpesh të panevojshme kanë bërë që Ministria e Arsimit të reflektojë e të shqyrtojë mundësinë për ndryshime.

Përveç kësaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky ndryshim do të bëhet me kërkesë të vetë nxënësve, mësimdhënësve por edhe prindërve.

“Për vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve, me Udhëzimin e ri Administrativ, i cili është në diskutim publik, viti shkollor është paraparë të jetë i ndarë në dy periudha kohore (gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë)”, deklaroi ministrja Nagavci, në postimin e saj në Facebook.

Këtë Udhëzim Administrativ, ajo edhe e ka publikuar duke kërkuar nga qytetarët që deri të mërkurën, të japin sugjerimet e tyre për plotësim-ndryshim.

Aktualitet