Sport 2 Janar 2023, 20:29

Messi apo Cristiano? Mourinho i jep fund debatit: Ronaldo “fenomeni” është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave 

Shkruar nga Pamfleti
Messi apo Cristiano? Mourinho i jep fund debatit: Ronaldo

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se braziliani Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, sipas mediave spanjolle. Sipas tij nëse flitet për talent askush nuk mund të kalojë “fenomenin” brazilian, pavarësisht karrierës 15 vjecare të Messit dhe Ronaldos. 

Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë karriera që zgjasin më shumë, dhe ata janë në krye për 15 vjet. Megjithatë, nëse flasim thjesht për talentin dhe aftësinë, askush nuk mund ta kalojë Ronaldon brazilian”, tha Mourinho. 

Ai kujtoi sezonin 1996/1997, kur punoi së bashku me Ronaldon në Barcelonë dhe shtoi se dëmtimet ishin ato që I shkatërruan karrierën brazilianit. 

E kuptova që Ronaldo është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë në fushë. Më pas e pashë në Barcelonë me Bobby Robson. Lëndimet ia shkatërruan karrierën, e cila mund të ishte e pabesueshme”, u shpreh Mourinho. 

Ronaldo, 46 vjeç në karrierën e tij ka luajtur për Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real, Milan dhe Corinthians. Ai përfundoi karrierën e tij si lojtar në vitin 2011. Ronaldo shënoi 62 gola në 98 ndeshje për kombëtaren braziliane. 

Sport CR7 Messi Ronaldo